Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 13:00, Luftëtari-Flamurtari, përplasje objektivash në Gjirokastër

Java e 13-të e Kategorisë Superirore mbyllet këtë të hënë me përballjen Luftëtari-Flamurtari, sfidë që do të nisë në orën 13:00 dhe që do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin 3 të Supersport. Vendasit po notojnë në ujëra të trazuar këtë sezon, një skuadër që nga beteja për të siguruar një biletë europiane, tashmë endet në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit. Klubi i qytetit të gurtë dukshëm nuk po gëzon një moment pozitiv, teksa në tri ndeshjet e fundit, ka mundur të sigurojë vetëm një barazim dhe dy humbje. Që prej momentin kur është ngjitur në Superiore, Luftëtari nuk fituar asnjëherë ndaj Flamurtarit, me kuqezinjtë që kanë arritur të kenë sukses të plotë 3 herë përballë bluzinjve. Ekipi i Hasan Likës kërkon pikët, që janë jetësore për t’i dhënë skuadrës një lloj frymëmarrjeje. Ndërkohë, në kampin tjetër, Flamurtari është duke bërë një kampionat pozitiv. Në 13 javë, kuqezinjtë regjistrojnë vetëm një humbje, ndërkohë që nuk mposhten në pesë ndeshjet e fundit. Humbja e Kukësit ndaj Skëndërbeut e shoqëruar me një sukses të mundshëm në takimin e sotëm, do ta klasifikonte Flamurtarin në vendin e dytë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...