Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 14:00, Skënderbeu-Partizani, dueli në distancë për kreun

Luhen sot katër ndeshjet e mbetura të javës së 12 të Kategorisë Superiore, ky vëmendja kryesore shkon për duelin në distancë mes Skënderbeut dhe Partizanit, që kryesojnë rendijen me me vetëm një pikë larg njëri-tjetrit. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë  në orën 14:00, Skënderbeu në “Selman Stërmasi” ndaj Laçit, ndërsa Partizani udhëton drejt Fushë Krujës për t’u përballur me Kastriotin e vendit të fundit.

Laçi, në pamundësi për të luajtur në fushën e tij, i pret kampionët në fuqi në kryeqytet, me dëshirën dhe ambicien për marrë një tjetër rezultat pozitiv pas suksesin që arriti të Gjirokastër. Në përballjen e fazës së parë kurbinasit arritën t’i surprizonin në Korçë bardhekuqtë me një barazim 1-1, por nga ajo ndeshje mungon Myrto Uzuni, tashmë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci.

Orges Shehi e ka grupin e plotë dhe pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, edhe pse në sulm mund të jetë i dyzuar për të aktivizuar Oto John apo Krasniqin.

Në “Redi Maloku” të Fushë Krujës Partizanit pret të marrë fitoren e radhës ndaj ekipit më të dobët të Superiores, por që renditje i jep të drejtë të besojë te mbijetesa, për aq kohë sa edhe Tirana e vendit të 7-të është vetëm 6 pikë larg.

Trajneri i të kuqve, Skënder Gega, ëshët i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, pasi në mbrojtje mungon Atanda, vendin e të cilit do ta marrë Gojkovic, ndërsa Kalari mbetet i dëmtuar dhe nuk mund të jetë i gatshëm as në stolin e rezervave. “Demave” u rikthehet Hila, që mungoi ndaj Kamzës për shkak kartonësh.

Po në orën 14:00 Kamza luan në shtëpi me Teutën, në takimin ndoshta përcaktues për të ardhmen e trajnerit Klodian Duro. Në fakt, skuadra nga periferia e kryeqytetit zhvilloi një lojë të mirë edhe ndaj Partizanit, pavarësisht humbjes, por pati reagime të ashpra nga drejtuesit e skuadrës, përfshi edhe trajnerin, për gjykimin. Nga ana tjetër në kampin durrsak mbizotëron optimizmi pas atij suksesi me përmbysje me Tiranën në Shijak. Te Kamza, duke parë rëndësinë e sfidës kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit për tifozët, që konsiderohen mbështetje e madhe në një takim kaq delikat.

Takimi i fundit i javës së 12-të është Flamurtari-Luftëtari, që do të zhvillohet në Vlorë në orën 17:00. Kuqezinjtë mbeten favoritë absolutë për të triumfuar, pasi vijnë nga suksesi 1-2 ndaj Kukësit, ndërsa bluzinjtë dështuan të merrnin pikë ndaj Laçit në Gjirokastër. Duhet theksuar se në takimin e fazës së parë Flamurtari mori tri pikë në transfertë, por Luftëtari ka ndryshuar shumë në aspektin e lojës me trajnerin Gentian Mezani në stol, edhe pse cilësia në fushë nuk po reflektohet me rezultatet e pritshme.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...