Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 14:00, spikat derbi i Drenicës, Llapi për t’iu kthyer fitores në Podujevë

IPKO Superliga e Kosovës vjen këtë të shtunë me dy ndeshjet e para të xhiros së 12-të, Drenica-Ferionikeli dhe Vushtrria-Llapi, që do të nisin në orën 14:00.

Vëmendja më e madhe është pa dyshim te derbi i Drenicës, që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, aty ku kampionët në fuqi të Kosovës do të jenë mysafirë. Pavarësisht se të dyja skuadrat renditen në vendin e gjashtë dhe të shtatë (Feronikeli ka 5 pikë më shumë), synimet në këtë sezon i kanë të kundërta. Kampionët duan të konfirmohen si forcë e parë e futbollit kosovar, por kriza e rezultateve në javët e fundit ka ndikuar shumë në renditje, duke krijuar një hendek prej 5 pikësh me Gjilanin kryesues. Nga ana tjetër, ekipi nga Skënderaj, shpreson të ketë vazhdimësi rezultatesh pozitivesh, për t’iu larguar sa më shumë zonës së barazhit.

Ndeshja interesante edhe ajo që do të zhvillohet në Vushtrri, ku vendësit do të presin Llapin. Vushtrriasit pasi larguan Antonio Toman u paraqitën mirë ndaj Feronikelit, pavarësisht se nuk arritën të merrnin pikë ndaj kampionëve në fuqi. Me vetëm 6 pikë në 11 javët e para skuadra e sapongjitur në elitë synon të kthejë faqe në këtë fazë të dytë, për të rritur shpresat për qëndrimin në Superligë. Kujtojmë që në përplasjen e fazës së parë, Llapi triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 në Podujevë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...