Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 14:00, Vushtrria-Feronikeli, vetëm firoja largon krizën te kampionët

Në IPKO Superligën e Kosovës luhen në mesjavë, duke nisur nga dita e sotme, ndeshjet e javës së 11-të, që mbyllin fazën e parë të kampionatit. Në njëfarë mënyre, pasi skuadrat të provojnë forcat me të gjithë kundërshtarët, do të kemi një lloj ndarjeje përfundimtare mes ekipeve sa u përket objektivave.
Kjo xhiro nis me takimin Vushtrria-Feronikeli, që do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Ferki Aliu”. Për vushtrriasit fillimi i kampionatit rezultoi i vështirë, me rezultatet përgjithësisht të dobëta, të denja për një skuadër që meriton rënien. Nuk paraqitet fort pozitive situata te kampionët në fuqi, që në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë, duke humbur kontaktet me kreun. Pas xhiros së 10-të, Feronikeli është i gjashti me 16 pikë. Prijnë Drita e Gjilani me nga 21 pikë, ndërsa pasojnë Llapi e Ballkani me nga 20 dhe Prishtina me 17 pikë.
Xhiroja e 10-të vijon të mërkurën me tri sfida të tjera, ku spikat Gjilani-Llapi. Trepça ’89 do të presë në Mitrovicë Ferizajn, ndërsa Drenica do të jetë nikoqir i Dukagjinit.
Të enjten do të luhen dy takimet e fundit, Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita. Sfida në kryeqytet, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet në orën 18:00, me ndriçim artificial.

Java 11
E martë (14:00)
Vushtrria -Feronikeli
E mërkurë (14:00)
Trepça’89 – Ferizaj
Gjilani – Llapi
Drenica – Dukagjini
E enjte (14:00)
Ballkani – Flamurtari
Prishtina – Drita (18:00)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...