Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ora 15:30 Schalke-Dortmund, derbi i Ruhrit premton shkëndija!

Derbi i Ruhrit ndez të shtunën në Supersport. Në Veltins Arena në orën 15:30 do të vihet në skenë një nga sfidat më të zjarrta të futbollit gjerman dhe atij botëror. Është një duel për zemra të forta ai mes Schalke 04 dhe Borussias së Dortmundit sfidë që gjithmonë ka prodhuar emocione të mëdha. Blutë mbretërorë dhe verdhezinjtë vinë në këtë sfidë nga situata diametralisht të kundërta. Dortmundi kryeson Bundesligën pas 13 javësh me 9 pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi të Bayernit dhe 7 pikë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Gladbahu. Në anën tjetër Schalke e ka nisur si mos më keq sezonin dhe e vetmja gjë pozitive është që ka kaluar fazën e grupeve në Champions League. 14 pikë të grumbulluara në 13 javë dhe vetëm vendi i 12-të në tabelën e klasifikimit janë shumë pak për skuadrën nga Gelsenkirsheni. Gjithsesi derbi i Ruhrit është një sfidë në të cilën nuk ka favoritë dhe sot në Veltins Arena, Schalke dhe Dortmundi hynë si skuadra të barabarta në fushë pavarsisht pozicioneve që kanë në renditje. Këtë supersfidë do të keni mundësi ta ndiqni live nëpërmjet kanalit Eurosport 2, ashtu si edhe takimin e orës 18:30 mes Herthas së Berlinit dhe Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...