Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 16:00, Drita-Feronikeli, përplasje pretendentësh në Gjilan

Në IPKO Superligën e Kosovës, këtë të shtunë, zhvillohen dy ndeshjet e radhës për javën e katërt, me protagoniste në fushë dy skuadrat kampione në dy edicionet e fundit, Drita dhe Feronikeli, që do të përplasen në orën 16:00, në qytetin e Gjilanin.

Në tri javët e para të dy ekipet kanë marrë të njëjtat rezultate, 2 fitore dhe një humbje. “Intelektualët” renditen një pozicion më lart falë golaverazhit më të mirë (7-1) dhe po të mos kishin zhgënjyer në takimin hapës me Ferizajn, sot do të ishin me pikë të plota në krye.

Në bazë të paraqitjeve të deritashme, Drita e Feronikeli janë vlerësuar skuadrat kryesore të këtij edicioni. Për këtë arsye përplasja e sotme konsiderohet dhe një sfidë direkte mes pretendentëve.

Takimi tjetër në IPKO Superligën e Kosovës do të zhvillohen në Skënderaj, por në orën 16:00, mes Drenicës vendëse dhe Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga vlonjati Gentian Mezani ka marrë dy fitore radhazi në fushën e Ferizaj dhe me Vushtrrinë brenda, duke “harruar” shumë shpejt disfatën në premierën e kampionatit në Mitrovicë me Trepçen ’89.

Pikërisht kjo ndeshje në transfertë me Drenicën do të jetë një provë e fortë për të kuptuar nëse Gjilani ka kapacitetet e duhura për të qenë mes skuadrave pretendente.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...