Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 17:00, Skënderbeu-Partizani, Superiorja rinis me një sfidë “flakë”

Kategoria Superiore me “gazin” në maksimum që në start të pjesës së dytë të sezonit. Java e parë e fazës së tretë çelet me një sfidë vitrinë, Skënderbeu-Partizani, takim që do të nisë në Korçë në orën 17:00. Një duel titulli mes dy skuadrave që nuk ndryshojnë kurrë objektiv, gjithmonë synojnë trofe madhorë, pavarësisht pozicionit momental në renditje. Partizani kryeson me 37 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa kampionët në fuqi mbyllën një muaj dhjetor për t’u harruar, e mbajnë vendin e 5-të me 30 pikë, një diferencë e ndjeshme, por kurrsesi e parikuperueshme në 18 javët e mbetura, kur janë në lojë plot 54 pikë.

Për të kuqtë dy sfidat e mbetura sezonale me Skënderbeun konsiderohen përcaktuese për objektivin titull. Skuadra që drejtohet nga Orges Shehi është e vetmja që i ka marrë pikë të plotë Partizanit në dy fazat e para. Të kuqtë me asnjë kundërshtar tjetër të Superiores nuk kanë bilanc negativ. Më dy rivalët më të afërt, Kukësin dhe Teutën, kanë grumbulluar 4 pikë nga 6 të mundshme.

Por si vijnë të dy formacionet në këtë superpërballje?

Skënderbeu ka mungesa të shumta në formacion, duke nisur nga Dejvi Bregu, Demte, Lulaj e për të përfunduar te Aliti. Krasniqi, ndërkohë, do të jetë i grumbulluar por pritet ta nisë nga stoli.

Sa i përket Partizanit, i vetmi në dyshim është Bruno Telushi, i dëmtuar në miqësoren me Dinamon e Zagrebit. Vlonjati ende nuk është riaftësuar plotësisht nga tërheqja muskulore që pësoi ndaj kroatëve. Mund të luajë titullar krah Belicës në qendër të mbrojtjes Lum Rexhepi, me Atandan që detyrohet me shumë mundësi ta nisë nga stoli.

Kjo përballje i është besuar gjyqtarit të FIFA-s, Andi Koçi, me ndihmën Ermal Barushin (asisteni i parë) dhe Fatmir Lamaj (asistenti i dytë). Pas porte do të vendosen Klodian Shahini dhe Klajdi Kola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...