Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ora 17:00, “zjarr” në aksin Tiranë-Korçë, Kupa kërkon finalistët

Luhen sot, në orën 17:00, dy gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Kukësi dhe Tirana-Luftëtari, që do të përcaktojnë edhe çiftin final për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Një Kupë që përtej prestigjit, vlen edhe financiarisht, sidomos pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Rezultatet e ndeshjeve të parë kanë lënë gjithçka të hapur, çka do të thotë se të gjitha ekipet gjysmëfinaliste kanë shanse të barabarta kualifikimi.

Skënderbeu – Kukësi (1-2): Skënderbeu pret në Korçë verilindorët, me synimin për të përmbysur humbjen 2-1 në ndeshjes së parë. Kampionët në fuqi, me shumë luhatje në këtë sezon, duan trofeun, duke shpresuar më pas në një vendim pozitiv të KAS-it, që do t’u jepte mundësinë të riktheheshin në Europë. Për fat të mirë, Orges Shehi e ka organikën të plotë e ka mundësinë të zgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa në kampin verilindor i gëzohen rikthimit të Valdet Ramës, një futbollist i aftë për të bërë diferencën në momente të veçanta. Gjithsesi, Gjoka nuk ka 100% të gatshëm kapitenin Ylli Shameti, që do ta nisë nga stoli, se dhe Dzarian, që gjithashtu nuk mund të japë kontribut nga minuta e parë.

Tirana-Luftëtari (0-0): Në “Sealman Stërmasi”, luhet Tirana-Luftëtari, që në aktin e parë gjysmëfinal, në Gjirokastër, e mbyllën sikurse u nis, me rrjeta të paprekura. Në një krah është mbijetesa në anën tjetër finalja e Kupës së Shqipërisë. Fatet e Tiranës e Luftëtarit janë ndërthurur si asnjëherë më parë. Bardheblutë që duhet të shpëtojnë nderin duke qëndruar në Superiore kërkojnë që në të njëjtën kohë t’i japin një “vello të bardhë” sezonit, duke triumfuar në Kupën e Shqipërisë, një trofe që jo vetëm do të qëndronte mirë në muzeun e mbingarkuar të klubit 24 herë kampion, por do ta dërgonte  Tiranën në Europa League, një kompeticion prestigjoz që është dashamirës edhe me arkat e klubit. Ardian Mema nuk ka kapitenin Karabeci, Kërçikun dhe Oduamadin, ndërsa pritet t’i besoje në sulm treshes Greca, Hasani, Halili në mbështetje të sulmuesit Ngoo.

Ndërkohë që Tirana e cila është rekordmene në trofetë e fituar në Kupë me 16 të tillë nuk ka se si ta konsiderojë finalje një arritje për t’u mbajtur mend, krejtësisht e kundërta është për Luftëtarin. Lojtarët dhe stafi janë pranë një suksesi historik që askush më parë në klubin jugor nuk ia ka dalë ta konkretizojë.

Një sezon që deri në janar ishte i dështuar po shndërrohet në një edicion triumfues për skuadrën e Julian Ahmatajt. Finalja e parë në histori është një motivim që shkon përtej gjithçkaje, për më shumë që kjo rrugë mund ta dërgojë për të dytin edicion radhazi në Europa League. Mungesa e Rustem Hoxhës është e rëndësishme, ndërsa do të rikthehet një ish-bardheblu si Edvan Bakaj, teksa edhe Ramadani mund të jetë gati për t’u aktivizuar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...