Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 17:45, Skënderbeu-Kukësi, në Korçë barazimi s’është opsion

Java e 7-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot me një sfidë “zjarri” mes dy rivalëve që kanë objektiva madhorë në kampionat. Në orën 17:45, në stadiumin e Korçës, Skënderbeu do të presë Kukësin, epik që prej më 7 sezonesh ka qenë gjithmonë aty, për të tentuar zbritjen nga froni të bardhekuqve.

Verilindorët, që ashtu si edhe 7 vite më parë, kur debutuan në elitën e futbollit shqiptar, drejtohet nga Armando Cungu, i cili ka kthyer qetësinë dhe vazhdimësinë e rezultateve në javët e fundit. Katër fitoret radhazi në javët e fundit u kanë dhënë moralin e duhur nënkampionëve të Shqipërisë për të synuar jo thjesht rezultat pozitiv, por fitoren në këtë transfertë.

Nga ana tjetër, për skuadrën e Orges Shehit, tri pikët janë detyrim, pas asaj disfate me Teutën javën e kaluar, që vuri në pikëpyetje serioze forcën korçarëve për të mbrojtur titullin. Ndaj dhe kjo sfidë konsiderohet provë forcë për t’i treguar opinionit sportiv se Skënderbeu do të jetë aty, deri në fund, për të tentuat titullin e radhës, edhe pse nuk do të vlejë për të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Në Skënderbeu-Kukësi barazimi nuk është opsion për të dyja skuadrat, sepse Partizani është shkëputur në krye dhe ndarja e pikëve do të ndikonte pak në renditje. Kukësi aktualisht ka 3 pikë më pak të kuqtë, ndërsa korçarët, brenda 2 javëve të fundit kanë humbur plot 5 pikë ndaj rivalëve kryeqytetas. Sfida e Korçës është mjaft interesante edhe për faktin se dy trajnerët Shehi dhe Cungu përplasen për herë të parë në pankinë, edhe pse shkodrani ka avantazhin e eksperiencës më të madhe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...