Kategoria Superiore

Ora 18:00, luhet derbi i Shqipërisë, Vllaznia synon kthesën, Tirana konfirmimin

Luhet derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznië, sfida hapëse e javës së 15-të të Kategorisë Superiore, e cila nis në orën 18:00, në “Selman Stërmasi”.

Një Tirana-Vllaznia pa tifozë nuk mund të krijojë atmosferën ideale për derbin e Shqipërisë, por Julian Ahmatajt dhe Mirsad Jonuzit iu duhet të përshtaten me rrethanat dhe të marrin më të mirën nga dy skuadra që vijnë me shije të hidhur nga ndeshjet e fundit. Maqedonasi nuk do të jetë në stol, i dënuar nga Komisioni i Disiplinës për deklaratat pas humbjes me Bylisin, ku kritikoi sjelljen e arbitrave ndaj Vllaznisë, por, gjithsesi, ka bërë gjithë përgatitjet e nevojshme për të rikthyer kuqeblutë te suksesi në një ndeshje që për shkodranët pa dyshim ngjall motivim.

Do të jetë Hygor Mungesa e brazilianit, autor i 3 golave në këtë kampionat, është ndier dhe rikthimi i tij është një faktor i rëndësishëm, ashtu si ato të Ramadanit në mbrojtje e Gurishtës në mesfushë, që bashkë me brazilianin e Krymin pritet të mbajnë peshën e repartit të ndërmjetëm. Kujdes për mbrojtjen, nga një pikë e fortë e skuadrës në fillim të kampionatit, ka nisur të lëkundet, me Vllazninë që nuk ia ka dalë të mbajë portën të paprekur në 5 ndeshjet e fundit.

Duhet veçanërisht kujdes përballë Tiranës, që forcën e ka pikërisht te kualitetet dhe në fazën sulmuese, ku gjithsesi për këtë takim Julian Ahamtajt i mungojnë emra të rëndësishëm. Edon Hasani, në seancën e fundit është stërvitur me grupin e duhet parë nëse stafi teknik do t’i besojë një fanellë titullari në takimin me ish-skuadrën e tij, apo do ta mbajë në stol. Nuk do të jenë Torasa e Hoxhallari (të ndëshkuar me të kuq), ndërsa i riu Muçi i bashkohet sot ekipit, pasi është i grumbulluar me Kombëtaren e 19-vjeçarëve.

Julian Ahmataj ka analizuar gjatë atë barazim në frymën e fundit me Teutën, Tiranës së tij i duhet t’i vrasë më shpejt ndeshjet dhe të mos vuajë aq shumë për të veshur stofin e pretendentes. Sfida me Vllazninë është një shans i mirë për t’u korrigjuar e për të shfrytëzuar pastaj si duhet pauzën e kombëtareve.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency