Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 18:00, Prishtina-Gjilani, bardheblutë gati të largojnë hijet e krizës

Skuadra e Prishtinës ka një mundësi të mirë sot përballë Gjilanit, për të larguar sadopak “zhurmat” që po mbizotërojnë në kampin bardheblu për shkak të du barazimeve te fundit dhe zërave për një largim të mundshëm të trajnerit Mirel Josa, çka u hodh poshtë me një reagim zyrtar nga presidenti Remzi Ejupi.

Kryeqytetasit do të zbresin në fushë në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’i dhënë një shkelm krizës (nëse mund të quhet e tillë me vetëm dy barazime) në sfidën që i përket javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës, por që nuk u zhvillua në kohë për shtat të vonesave në certifikimin e mbylljeve të punimeve në këtë impiant.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina barazoi në shtëpi pa gola me Ferizajn, por ka kërkuar fitore në tavolinë, me rezultat zyrtar, duke vlerësuar se për Ferizajn pa të drejtë ka luajtur ish-lojtari i saj, Mentor Mazrekaj.

Pretendimi i saj nuk është vlerësuar i drejtë të martën nga Komisioni i Garave i FFK-së dhe ndeshja është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë.

Përballë formacionit të Josës do të jetë Gjilani, kundërshtar që në nisi në mënyrë perfekte sezonin, me fitoret ndaj KEK-ut dhe Trepçës ’89, por humbja me Ballkanin pas barazimit me Drenicën e ka cënuar jo pak humorin mes “Skifterave”.

Ky takim do të transmetohet drejpërdrejt në Supersport 3, duke nisur nga ora 18:00.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...