Kategoria Superiore

Ora 18:00, Skënderbeu-Laçi, korçarët për të rregulluar imazhin, Laçi për Europën

Luhet Skënderbeu-Laçi, sfida e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, që mund të sjellë ndryshimin e vetëm në renditje në pjesën e sipërme të tabelës. Në orën 18:00, në stadiumin “Skënderbeu”, kampionët në fuqi të Superiores do të kenë një mundësi për të prishur një ecur negative prej 6 humbjesh radhazi, që nuk ishte përjetuar prej rreth një dekade. Arsyet tashmë dihen, kryesorja lidhet me paqartësitë për të ardhmen.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ende nuk ka programuar një datë për të dhënë vendimin final për ankimimin e pezullimit 10-vjeçar të dhënë nga UEFA. Në këto kushte, ku ana psikologjike ka ndikim thelbësor, edhe rezultatet nuk mund të jenë pozitive, pa harruar dhe problemet që ka patur skuadra, sidomos me dëmtimet në javët e fundit.

Nëse Skënderbeu dëshiron të bëjë kthesën, ky është momenti i duhur. Sfida luhet përpara publikut korçar dhe Laçi nuk vjen me moral të lartë nga rezultatet e tri javëve të fundit. Ka barazuar me Teutën dhe Kukësin jashtë, por ka humbur me Luftëtarin në shtëpi, rezultat negativ që i ka bërë ta pavlefshme në njëfarë mënyrë 2 pikët e marra në këto transferta të vështira.

Më Skënderbeun jashtë Europës, për momentin vendi i katërt i kërcënohet nga Flamurtari, por edhe vlonjatët po shfaqin probleme të mëdha në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Në dy fazat e para, Laçi ka mundur të marrë 4 pikë nga 6 të mundshme, duke barazuar në Korçë dhe fituar në shtëpi. Edhe në këtë sfidë të radhës rrethanat e ndihmojnë të tentojë pse jo maksimumin e mundshëm.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency