Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 18:30, Juventus-Milan, përplasje gjigantësh për një trofe

Juventusi dhe Milani dhe Milani përballë njeri-tjetrit në edicionin e 31-të të Superkupës së Italisë. Në Jeddah të Arabisë Saudite dy gjigantët e futbollit italian do të sfidohen sot në orën 18:30 në stadiumin “King Abdullah” për një trofe të cilin e kanë fituar me shumë se çdo ekip tjetër përtej Adriatikut, nga 7 herë. Për arsye marketingu kjo sfidë u zhvendos në kohë dhe hapësirë në vendin aziatik, pasi mbetet një nga përplasjet me tërheqëse të futbollit elitar europian e që gjeneron të ardhura.

Juventusi vjen në këtë ndeshje si skuadra kampione e Serisë dhe si fituese e Kupës së Italisë, ndërsa Milani si finalist i Kupës. Sigurisht që kuqezinjtë nuk po përjetojnë një nga momentet më të arta të historisë, ndërsa formacioni i Allegrit vazhdon të dominojë në futbollin italian e tani që ka afruar edhe Cristiano Ronaldon duket se është në një nivel tjetër krahasuar me rivalët brenda vendit.

Por cilët janë të përzgjedhurit e të dy trajnerëve për këtë supersfidë që zhvillohet jashtë Italisë?

Massimiliano Allgeri i Juventusit duket se ka disa dyshime. Në “tredhëmbëshin” sulmues Bernardeschi duket se është në avantazh me Douglas Costan, ndërsa në mesfushë rivalizojnë për një vend në formacion Bentacur dhe Khedira. Cancelo është projektuar të luajë titullar.

Sa i përket formacionit të Milanit, Patrick Cutrone është drejt stolit, me Gattuson që pritet t’i besojë rreshtimit 4-3-3. Paquetà sërish titullar pas provës pozitive në Gjenovë. Në mbrojtje nuk ma më dyshime, Calabria do të aktivizohet në vend të Abates.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...