Premier League

Ora 18:30, spektakël i garantuar në “Anfield”, Liverpool-Arsenal luhet për kreun

Organizatorët e Premier League-s kanë zgjedhur superndeshjen Liverpool-Arsenal (18:30) për të ulur siparin e javës së 3-të të kampionatit anglez. Kjo është dhe ndeshja me interes më të madh në këtë fundjave, pasi premton spektakël në “Anfield” për vetë emrat që përfaqësojnë këto dy klube.

Liverpooli dhe Arsenali konfirmojnë se sa i vështirë është kampionati anglez, pasi janë të vetmet skuadra me pikë të plota pas 2 javëve të para. Tashmë “The Reds” dhe “Topçinjtë” përplasen në një sfidë direkte, rezultati i së cilës mund të vendosë vetëm një kryesues me 9 pikë në përfundim të javës së tretë.

Liverpooli, pas një beteje të gjatë me Manchester City-n sezonin e kaluar, të humbur vetëm në finish, synon të shkëputet që në start, për të përfituar nga barazimi i skuadrës së Guardiolës me Tottenhamin.

Arsenali është përforcuar ndjeshëm gjatë merkatos së verës dhe trajneri Unai Emery duket se po e orienton skuadrën e drejt drejt lojës sulmuese. Për këtë arsye, do t’i besojhë David Luizit vertikalizimin që nga mbrojtja, ndërsa në mesfushë do të hedhë një emër të sapoblerë, siç është Ceballos.

Sa i përket sulmit, pritet të aktivizohen nga minuta e parë Pépé, Aubameyang edhe Lacazette, një “tredhëmbësh” që synon të realizojë një numër total golash sa Salah, Mane e Firminio, të cilët kanë avantazh faktin që luajnë prej kohësh bashkë.

Pritshmëritë janë për një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola. Liverpooli ka realizuar 22 gola në 6 ndeshjet e fundit në “Anfield” përballë Arsenalit dhe vazhdon të jetë një makineri e pandalshme golash, por në portë Klopp nuk do të ketë në dispozicion portierin Alisson, shpeshherë vendimtar gjatë sezonit të kaluar. Gjithsesi, zëvendësuesi i tij, Adrian, i dha Liverpoolit Superkupën e Europës, por në vazhdimësi nuk mund të garantojë rendimentin e ish-portierit të Romës, aq më tepër përballë emrave sugjestionues si Aubameyang, Lacazette dhe Pépé.

Formacionet e mundshme:

LIVERPOOLI (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Mané.

ARSENALI (4-3-3): Leno; Maitland-Niles, Luiz, Sokratis, Monreal; Ceballos, Xhaka, Guendouzi; Aubameyang, Lacazette, Pépé.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency