Kategoria Superiore

Ora 19:00, Tirana-Partizani, derbi i hakmarrjes apo i kthesës?

Vjen ora e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizanit, një çast solemn për futbollin shqiptar, pasi përplasen dy skuadrat më të mëdha, me 40 tituj kampion në total palmaresin e tyre.

Në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë presin rivalët e përjetshëm në një sfidë që do të thotë shumë për ta. Skuadra e Ardian Memës, para kësaj jave ishte kryesuese e Superiores, edhe pse sfidën e fundit me Kukësin e humbi me rezultatin 1-2. Fillimi i kampionatit ka qenë pozitiv, me Tiranën që u rreshtua menjëherë mes skuadrave me ambicie maksimale për trofetë e sezonit.

Partizani, si kampion në fuqi, ka patur një start zhgënjyes, duke grumbulluar vetëm 7 nga 15 pikë të mundshme, rezultatet që kanë vënë në shënjestër trajnerin Franco Lerda. Një fitore e mundshme në derbi do të forconte reputacionin e italianit, që për hir të së vërtetës ka në dispozicion një organikë të pasur dhe nuk mund të gjejë më justififike për mungesën e rezultateve.

Një fitore e mundshme do ta ngjiste automatikisht Tiranën në krye, ndërsa Partizani, nëse ruan të njëjtën qasje si në derbin e fundit, kur u shpall automatikisht kampion, do të barazonte bardheblutë në renditje.

Tirana nuk e fiton derbin prej më shumë se 5 vitesh, por këtë radhë shpreson se do ta thyejë këtë tabu. Ka shumë arsye për të besuar dhe sigurisht e para ka të bëjë me forcën e skuadrës, që në këtë fillim sezoni është shfaqur me fytyrë tjetër.

Nga ana tjetër, të kuqtë e shohin derbin si pikën e kthesës drejt ngjitjes pa ndalin, për t’u konfirmuar forca e parë e Superiores e për të mbrojtur në fund titull kampion.

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency