Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 20:00, derbi i Anamoravës, emocione dhe rivalitet në “Fadil Vokrri”

Gjilani-Drita është pa dyshim ndeshja kryesore e javës së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës. Derbi i Anamoravës, që po merr përmasa edhe më të mëdha vitet e fundit, si gjithmonë ofron emocione të mëdha falë rivalitetit mes dy skuadrave gjilanase.

Gjilani, si skuadër pritëse, ka disa mungesa në formacion. Trajneri vlonjat Gentian Mezani, nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Kastrati, Haxhibuliçin dhe Hysën, të cilët munguan edhe në javën e fundit kundër Drenicës. Lajm i mirë mund të konsiderohet rikthimi i Perez, që është i gatshëm në këtë derbi kundër Dritës.

Ndryshe paraqitet situata në skuadrën e drejtuar nga trajneri Nuhiut, që është e kompletuar. Rikthehet për këtë ndeshje të madhe futbollisti kryesor i ekipit Xhevdet Shabani, që nuk u rrezikua në përballjen me KEK-un në mesjavë.

Drita në 25 javët e deritanishme ka patur një ecuri më të mirë se rivalët e përbetuar, duke grumbulluar 44 pikë, 10 më shumë, por në një derbi të tillë renditja ka pak rëndësi.

E veçanta e këtij derbi është se do të luhet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00. Pritet një prani e madhe e tifozëve të të dyja skuadrave. Kjo është hera e dytë që derbi Gjilani-Drita zhvendoset në Prishtinë, për herë të parë dhe të fundit ka ndodhur në vitin 2001, në finalen e Kupës së Kosovës, të cilën Drita e fitoi me 11-metërsha, 7-6.

Një tjetër sfidë interesante është ajo e orës 15:00 mes Ballkanit dhe Flamurtarit, dy skuadra në të njëjtën kuotën pikësh, 29, që duan t’i largohen zonën së barazhit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...