Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 20:00, Shqipëri-Uells, publikohen formacionet zyrtare, surprizon Giggs

Duhet të jetë e vështirë të zbresësh sërish në fushë vetë pak ditë pas disfatës së rëndë të “Loro Boriçit” me Skocinë. Për më tepër, kur bëhet fjalë vetëm për një miqësore dhe llogaritë e Nations League janë mbyllur në mënyrë dramatike.

Ndaj Uellsit ka nevojë për një reagim, Shqipëria duhet të gjejë pak buzëqeshje, për veten dhe tifozët. Llogaritë për punën e Panuccit në këtë kompeticion janë mbyllur, vështirë ta shpëtojë një rezultat pozitiv në miqësore. Kuqezinjtë luajnë mbi të gjitha për të treguar se në skuadër ka mbetur dëshira dhe forca e reagimit. Përtej faktorit psikologjik, nuk është një ndeshje e lehtë, bëhet fjalë për Gareth Bale me shokë, një skuadër që renditet e 18-ta në botë, edhe pse rezultatet e fundit nuk i ka patur pozitive, me 3 humbje në 4 ndeshjet më të freskëta.

Uellsi është një provë e fortë, sidomos për Shqipërinë, që nuk shënon gol prej katër ndeshjesh, ndërkohë që është ndëshkuar në tetë raste. Përtej pritshmërive, duhet evituar të paktën një shthurje si ajo ndaj Skocisë. Mund të rezultonte vërtet e rëndë për moralin e një skuadre që po lëpin plagët pas një fushate të dështuar në Nations League. Është një provë sportive, por mbi të gjitha një provë karakteri. Duhet të një reagim për të provuar se me një udhëheqje më racionale kjo skuadër ka bazën dhe motivimin për të bërë sërish gjëra të mëdha. Në “Elbasan Arena” Shqipëria kërkon të rigjejë buzëqeshjen që aq shumë i mungon dhe për ta bërë këtë një dorë ja ka dhënë trajneri i Uellsit Ryan Giggs i cili ka lënë në stol dy yjet e skuadrës Gareth Bale dhe Aaron Ramsey.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria:Berisha, Hysaj, Mavraj, Ismajli, Veseli, Basha, Lila, Xhaka, Grezda, Uzuni, Balaj.

Uellsi:Ward, Lawrence, Gunter, Lockyer, Roberts, Allen, King, Wilson, James, King, Vokes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...