Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Ora 20:45, finalja e parakohshme Milan-Napoli, kuqezinjtë shpresat te Piatek

Faza çerekfinale e Kupës së Italisë nis me një përplasje të madhe, që mund të konsiderohet edhe një finale e parakohshme, Milan-Napoli, që do të luhet sonte, në “San Siro”, në orën 20:45, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë nga SuperSport.

Një përballje mjaft interesante, që vjen vetëm pak ditë pas sfidës së kampionatit mes këtyre dy skuadrave po në “San Siro” e që përfundoi në barazim pa gola. Të shtunën, blerja e madhe e kuqezinjve në fazën sulmuese, polaku Piatek, u aktivizua në minutën e 71-të në vend të Cutrones, por këtë radhë Gatusso e ka projektuar titullar, edhe pse ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.

Ndryshe nga eksperienca gjenoveze, Piatek është i detyruar të ketë më aktiv në lojën e kuqezinjve, duke kombinuar më shumë me mesfushorët, proces që kërkon ndoshta pak kohë që të perfeksionohet. Nga ana tjetër, trajneri Ancelotti nuk ka grumbulluar për këtë duel mesfushorin shqiptar, Elseid Hysaj.

Napoli, në fakt, është shndërruar “mace e zezë” për Milanin vitet e fundit. E kjo kuptohet qartë nga statistikat. Fitorja e fundit e kuqezinjve ndaj napolitanëve daton në vitin 2014. Në 9 takimet e fundit, të gjitha në Serinë A, Napoli ka fituar 6 dhe 3 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Hera e fundit kur të dyja skuadrat janë përplasur në Kupë i përket vitit të largët 1990, me kuqezinjtë që fituan në gjysmëfinale me rezultatin 3-1. Interesant fakti që trajneri aktual i Napolit, Carlo Acncelotti, luante me Milanin dhe kishte përballë legjendën Diego Armando Maradona.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...