Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ora 20:45, Arsenal – Liverpool, një sfidë për rokadën në klasifikim

Në orën 20:45, në “Emirates” do të zhvillohet një nga sfidat me spektakolare të panoramës futbollistike, Arsenal – Liverpool, e vlefshme për javën e 19-të dhe të fundit të fazës së parë në Premier League. Rreth 61 mijë spektatorë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë globit do të shijojnë një sfidë plor rivalitet mes dy skuadrave që ndahen me vetëm një pikë në klasifikimin e përgjithshëm dhe që luajnë një futboll të bukur sulmues. Londinezët kanë 34 pikë dhe mbajnë vendin e katërt, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp (33 pikë) kërkon t’i  zhvendosë një pozicion më poshtë zonës Champions. Sa u përket organikave respektive, Arsenali është më i qetë, pasi ka të dëmtuar vetëm Ramsey, ndërsa në dyshim është Coquelin.

Në kampin e Liveproolit janë të sigurta mungesat e Clyne dhe Morenos, ndërsa në dyshim mbetet në dyshim Sturridge. Skuadra që do të mund ta fitojë këtë duel do të ketë më shumë pretendime për vendin e tretë, pse jo edhe për të dytin, që mbahet nga Manchester United në kuotën e 41 pikë. Kjo superpërballje nuk do të mungojë as në paketën Supersport, në kanalin 2.

 

Kjo e premte vjen edhe me disa ndeshje të tjera interesante nga La Liga dhe Seria A. Spikat në orën 21:30, Espanyol – Atletico Madrid, me “Los Colchoneros” që synojnë të ngushtojnë në vetëm tre pikë diferencën me Barcelonën, duke shpresuar që “blaugranat” të mos triumfojnë në El Clasico.

Po në La Liga, në orën 19:30, në Supersport 3 do të transmetohet Betis – Athletic Bilbao.

Nga Seria A, në orën 18:00, vjen Chievio – Bologna (Supersport 2), ndërsa në 20:45 në Supersport 4 Cagliari – Fiorentina.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...