Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ora 20:45, Cagliari-Lazio, sfidë me aromë Championsi në “Sardegna Arena”

Një përplasje Championsi, një rast i artë për Lazion, që nëse fiton, shkon -3 pikë nga dyshja kryesuese Juve-Inter. Në orën 20:45, në “Sardegna Arena”, Cagliari pret kryeqytetasit në sfidën përmbyllëse të javës së 16-të të Serisë A.

Simone Inzaghi do të tentojë me çdo kusht suksesin në Ishull, duke hedhur në fushë formacionin me të mirë, me titullarët që qëndruan pushim në sfidën e fundit të Europa League-s, përballë Rennes (2-0).

Cagliari, nga ana tjetër, kërkon rezultatin pozitiv në shtëpi për t’i rimarrë vendin e katërt Romës, që të dielën në mbrëmje mposhti 3-1 SPAL-in në “Olimpico”.  Maran do të vijojë t’i besojë rreshtimit 4-3-2-1, me dyshen Nainggolan-Joao Pedro pas shpinës së Simeones. Mbeten të padisponueshëm Castro, Pavoletti, Cragno e Ceppitelli. Klavan dhe Pisacane sërish krah njëri-tjetrit në qendrën e mbrojtjes, ndërsa të skualifikuar janë Olsen e Rog.

I rikthehen Lazios të gjithë lojtarët e rëndësishëm; në sulm Immobile me Correan, ndërsa në krahë Lazzari dhe Lulic. Në mbrojtje do të luajë sërish Luiz Felipe me Acerbin dhe Radu. Është i njëjti formacion që mposhti Juventusin.

CAGLIARI (4-3-2-1): Rafael; Faragò, Klavan, Pisacane, Lu. Pellegrini; Nandez, Cigarini, Ionita; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone. Në dispozicion: Aresti, Pinna, Mattiello, Cacciatore, Oliva, Lykogiannis, Ragatzu, Deiola, Walukiewicz, Cerri. Trajner. Maran.

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile. Në dispozicion: Proto, Guerrieri, Bastos, Patric, Parolo, Marusic, Cataldi, Berisha, Jony, Anderson, Adekanye, Caicedo. Trajner: Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...