Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ora 20:45, Inter-Juventus, derbi i Italisë premton shkëndija dhe spektakël

Luhet derbi i Italisë, Inter-Juventus. Në orën 20:45, më “San Siro”, dy skuadrat me traditë të futbollit italian sfidohen në një përplasje titanësh për kreun e Serisë A. Zikaltrit, të drejtuar nga Antonio Conte, trajneri që vuri hegjemoninë në këtë kampionat pikërisht në krye të bardhezinjve, shpresojnë të marrin fitoren e 7 radhazi në Serinë, çka do ta çonte në 5 pikë diferencën me rivalët historikë.

Një sfidë me pritshmëri të larta, që do të mbajë të mbërthyer me miliona njerëz anembanë globit, ndërsa “San Siro” pritet të shënojë një rekord të ri të ardhurash, pasi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Një përballje tepër emocionuese për Antonio Conten, që nga “i urryer” për tifozët zikaltër deri pak vite më parë, tashmë është shndërruar shresa e madhe për të zbritur nga froni “Zonjën e Vjetër”, që prej 8 vitesh nuk gjen rivalë në futbollin italian. Por si do të rreshtohen skuadrat në këtë superpërballje?

Konfirmohet formacioni tip i Interit, por me dy dyshime: në krahun e djathtë D’Ambrosio është favorit ndaj Candrevas, ndërsa në sulm, si partner i Lukakut pritet të jetë Lautaro Martinez (para Politanos).

Ndërsa Sarri është thuasje i detyruar t’i besojë formacionit të mëposhtëm. Ramsey merr vendin e tij pas dy sulmuesve, Ronaldo dhe Higuain, me Dybalan që pritet ta nisë nga stoli.

Transmetimet e ndeshjeve të Serisë A nisin që në orën 15:00 me Bologna-Lazio dhe Roma-Cagliari, dy sfida interesante me skuadrat kryeqytetase si protagoniste në fushë. Në orën 18:00, është radha e Napolit, që luan në transfertë me Torinon. Nga 3 sfida që ka luajtur jashtë në këtë sezon të Serisë A, napolitanët kanë humbur vetëm 1, atë ndaj Juventusit (4-3), duke shënuar në total 11 gola, shifra që sugjerojnë se formacioni i Ancelottit mbetet favorit për të marrë fitoren e radhës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...