Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 20:45, Irlandë – Danimarkë, rruga drejt Rusisë kalon nga Dublini për nordikët

Europa do të përcaktojë këtë mbrëmje, për përfundimit të sfidës Irlandë – Danimarkë, përfaqësuesen e fundit nga Kontinenti i Vjetër, që do të shkojë në “Rusi 2018”. Të shtunën e kaluar në Kopenhagen dy ekipet nuk shkuan përtej barazimit 0-0, kështu që takimi i Dublinit do të jetë përcaktues për të rikthyer njërin nga këto dy vende në aktivitetin më të rëndësishëm futbollistik në glob, në rang përfaqësuesesh. Faktori fushë në nivele të tilla nuk influencon shumë dhe, në fakt, e njëjta gjë u vu re edhe në “Telia Parken”, ku gjithsesi skuadra e Age Hareide-s luajti më mirë dhe ngulmoi më tepër sesa ekipi bardhjeshil. Danimarka krijoi rastet më të mira, megjithëse edhe ekipi i Martin O’Neill pati një mundësi të shkëlqyer pikërisht në fundin e pjesës së parë, pjesë që u dominua pothuajse në të gjitha aspektet nga “bardhekuqtë”, ndërsa fraksioni i dytë ishte shumë më i ekuilibruar. Trajneri irlandezo-verior me kokëfortësi i besoi lojës fizike dhe rreshtoi në fushë një skuadër tepër mbrojtëse, karakteristikë e fituar që nga koha e veteranit italian Giovanni Trapattoni, por që tani po shndërrohet në traditë dhe njëkohësisht edhe në elementin bazë të lojës së Irlandës. Kjo mënyrë loje funksionoi në kryeqytetin danez, ku, sidoqoftë, ekipi krijoi fare pak dhe dështoi për të shënuar, kështuqë në Dublin “the green army” nuk duhet absolutisht të pësojë gol, përndryshe vendasit nuk kanë asnjë alternativë tjetër përvecse të fitojnë ndeshjen. Vendasit natyrisht do të kenë përkrahjen e publikut të tyre të zjarrtë, gjithsesi, eksperienca është në krahun tjetër, pasi Republika e Irlandës nuk kualifikohet për në fazën finale që nga Botërori i vitit 2002. “Bardhjeshilët” kanë marrë pjesë 3 herë gjithsej në Kupën e Botës, ndërkaq Danimarka, në anën tjetër, kërkon kualifikimin e pestë në historinë e këtij kompeticioni, ku miqtë kanë qenë të pranishëm për herë të fundit në botërorin e mbajtur në Afrikën e Jugut. Edhe në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s danezët qëndrojnë më lart, teksa renditen në vendin e 19 në rruzull, shtatë pozicione më lart sesa Irlanda, për më tepër “bardhekuqtë” i kanë që të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë sfidë, krejt ndryshe nga ekipi vendas, ku do të mungojnë tre lojtarë tepër të rëndësishëm si James McCarthy, Richard Keogh dhe Sean Maguire. Pavarësisht rezultatit të bardhë në Kopenhagen, Danimarka mbetet favorite për t’u bërë përfaqësuesja e 30-të e kualifikuar për në “Rusi 2018”, për më tepër miqtë nuk njohin humbje në asnjë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit. Pavarësisht statistikave negative në bilancin e përgjithshëm, ku vlen të theksohet fakti që Republika e Irlandës ka fituar më së shumti ndeshjet miqësore, Danimarka kryeson 3-2 bilancin e përballjeve në 9 duelet që kanë patur ndërmjet tyre në sfidat kualifikuese të Kupës së Botës. Takimi do të luhet në “Aviva Stadium”, në orën 20:45, dhe do të gjykohet nga arbitri polak Szymon Marciniak. Kjo ndeshje nuk mund të mungojë në paketën Supersport, teksa do të transmetohet drejpërdrejt në Supersport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...