Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 20:45, Itali – Suedi, “të kaltrit” synojnë përmbysjen për të shmangur turpin

Soccer Football - 2018 World Cup Qualifiers - Sweden v Italy - Friends Arena, Stockholm, Sweden - November 10, 2017. Sweden's Jakob Johansson scores for 1-0. TT News Agency/Anders Wiklund via REUTERS

Italia, një ndër vendet që ka interpretuar më mirë këtë sport në gjithë historinë e futbollit, rrezikon seriozisht për të mbetur jashtë Botërorit. Tani “të kaltërit” janë braktisur edhe nga “bookmakers”-at, që në pjesën dërrmuese të tyre kuotojnë Suedinë si ekipin e radhës që do të sigurojë biletën për në “Rusi 2018”. Dihej që Suedia përbënte një kërcënim serioz dhe përfaqësonte një ndër kundërshtarët më të ashpër në fazën play off, megjithatë përfaqësuesja italiane tashmë duhet patjetër të përmbysë disavantazhin 1-0 të takimit të parë, përndryshe futbolli në Apenine rrezikon të zhytet në kaos. Një situatë e tillë nuk përjetohej prej dy dekadash, që nga koha e përballjes në play off me Rusinë, kur “axurrët” siguruan pjesëmarrjen në “France 1998” falë rezultatit të përgjithshëm 2-1. Ka kaluar vërtet shumë kohë, megjithatë Gianluigi Buffon e kujton shumë mirë ndeshjen e parë, pasi pikërisht në Moskë portieri legjendar italian bëri debutimin, teksa zëvendësoi Gianluca Pagliuca-n e dëmtuar. Në janar, veterani i portës “axurre” do të festojë 40-vjetorin dhe Buffon në mendjen e tij me shumë gjasa ishte bërë gati për botërorin e gjashtë në karrierën e tij brilante, sidoqoftë të premten e kaluar Xhixhi përjetoi një ndër mbrëmjet më të errëta, ndonëse për hir të së vërtetës kapiteni italian u tradhtua në fund vetëm nga një devijim i Daniele De Rossi-t. E vërtetë, me pak më tepër fat pas gjuajtjes së Jakob Johansson, që zhbllokoi ndeshjen, Italia mund të kishte barazuar rezultatin, por topi i goditur nga Matteo Darmian në vend të rrjetës “puthi” shtyllën e djathtë të portierit Robin Olsen dhe kështu skuadra e Gian Piero Ventura-s është e dënuar për të shënuar patjetër në portën e Suedisë. Italia është kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës plot 18 herë, ndërsa Suedia në krahun tjetër numëron 11 pjesëmarrje, megjithëse “verdheblutë” munguan në dy edicionet e fundit, ku u eliminuan në të dy rastet nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, fillimisht në fazën e grupeve dhe më pas në play off. Italia kryeson bilancin e përgjithshëm me 11 fitore dhe 7 humbje në 24 ndeshjet e zhvilluara ndërmjet tyre, megjithatë në sfidat kompetitive statistikat janë krejtësisht në ekuilibër, me dy ekipet që kanë fituar nga 5 takime në 12 duelet mes tyre. Në përballjen më të fundit përpara play off-it, në Toulouse, në Europianin e fundit, “të kaltërit” patën nevojë për një gol në 88′ nga Eder për të eliminuar Suedinë, gjithsesi tani cdo gjë është e qartë dhe Italia minimalisht duhet të mbërthehet te një rezultat i tillë, por, mbi të gjitha duhet të mos pësojë, përndryshe në përfaqësuesen “axurre” do të dëgjojmë shumë shpejt për revolucion dhe largim masiv të gardës së vjetër. Ndeshja do të luhet në orën 20:45, në Milano, në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe do të gjykohet nga arbitri spanjoll Mateu Lahoz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...