Nations League

Kosova do fitoren me Maltën, publikohen formacionet zyrtare

Në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të presë Maltën në sfidën e tretë të në Gripin 3 të Ligës D në Nations League. Një tjetër shans i artë për “Dardanët” për të ndjekur ëndrrën e kualifikimit direkt në Europian si skuadra më e mirë e Ligës D. Sigurisht që rrugëtimi është ende i gjatë, por, me një fitore ndaj maltezëve në Prishtinë, Kosova mund ta thellojë edhe më tepër diferencën me ekipet ndjekëse, çka do t’i jepte mundësi t’i menaxhonte më me qetësi sfidat e fundit në grup.

Në dy takimet e para formacioni i Bernard Challandes ka barazuar 0-0 në transfertë me Azerbajxhanin si dhe ka fituar 2-0 me Ishujt Faroe. Këtë radhë përballë është një tjetër përfaqësuese e vogël europiane, Malta, por gjithsesi aspak për t’u nënvlerësuar.

“Dardanët” duhet të përfitojnë edhe nga fakti që Azerbajxhani, që konsiderohet rivali më i fortë në grup, luan në transfertë me Ishujt Faroe. Barazimi në këtë takim do të ishte rezultati më i volitshëm për Kosovën, që me një fitore të mundshme ndaj maltezëve do të shkëputej edhe më shumë në krye.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, madje ky impiant konsiderohet i vogël krahasuar me kërkesat e tifozëve për bileta. Madje ka patur pakënaqësi nga vetë futbollistët e Kosovës, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për familjarët e tyre. Kosovë-Maltë do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 2, madje emocionet e kësaj sfide do të përcillen që në orën 19:45 me emisionin “Dardanët”.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani, Aliti, Shala, Kryeziu, Zeneli, Rrahmani, Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi, Zhegrova. Trajner: Bernard Shaland

Malta: Hog, Mbong, Borg, Agius, Feneç, Mifsud, Shembri, Muskat, Faila, Korbolan, Apap. Trajner: Rajmond Farrugia.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top