Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 20:45, miqësorja Itali-Ukrainë, të kaltrit synojnë ringritjen me Mancinin

Pas dy rezultateve zhgënjyese në Nations League (barazim 1-1 me Poloninë dhe humbje 1-0 me Portugalinë), Italisë i vjen një mundësi e mirë për t’u ringritur, pikërisht në miqësoren përballë Ukrainës, që drejtohet nga Andriy Shevchenko. Në orën 20:45, në stadiumin “Luigi Ferraris” të Gjenovës, të kaltrit nisen favoritë përballë një skuadre me të cilën tradicionalisht janë shfaqur superiorë, edhe pse në këtë rast statistikat duhen lënë mënjanë. 8 herë është përballur në të kaluarën Italia me Ukrainën dhe në 6 raste kanë fituar të kaltrit, ndërsa 2 takime kanë përfunduar barazim.

Skuadra e Shenvchenkos vjen me moralin e lartë, pas në tre takimet e fundit ka marrë gjithmonë fitore. Një prej sukseseve të fundit e ka shënuar në miqësoren me Shqipërinë, që përfundoi 4-1. Në këtë seri suksesesh verdheblutë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar vetëm 2, kështu që italianët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse.

Sa u përket formacioneve, Mancini është i orientuar drejt rreshtimit 4-3-3, me Insignen, Chiesan dhe Bernardescin në vijën e parë. Pritet të debutojë me fanellën e kaltër Barella, ndërsa në portë do të jetë titullar Donnarumma. Tek Italia bie në sy rikthimi i Sebastian Giovincos, i cili po shkëlqen prej tre vitesh në Major League Soccer. Që kur ka “emirgruar” në Amerikë, ka shënuar 82 gola. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Supersport 3 të platformës Digitalb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...