Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Ora 20:45, Shqipëri-Skoci, luhet për të tashmen dhe të ardhmen kuqezi

Numërimi mbrapsht ka nisur. Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas League. Shanset për kualifikim tashmë janë kompromentuar, do të duhet një mrekulli, nga ato që ndodhin rrallë në futboll. Një fitore 4-0 e kuqezinjve në “Loro Boriçi e ndërthurur me një sukses minimal të skocezëve ndaj Izraelit tri ditë më pas do të thoshte një mrekulli për kuqezinjtë.

Presidenti Duka ishte i qartë: nëse fitojmë dhe e mbyllim grupin me pikë të barabarta me rivalët, nuk mund të konsiderohet një dështim. E lexuar mes rreshtave, një fitore i lejon trajnerit të tentojë kualifikimin në Europian edhe nëpërmjet kualifikueseve.

Çfarë ndodh me një humbje? Vendi i fundit dhe rrëzimi nga liga do të linte pak vend për përkufizimin e kësaj aventure. Gjithsesi, nuk luhet për Panuccin, Shqipëria luan fatin e saj. Luhet për të kthyer besimin dhe prestigjin, me epokën post-De Biasi që po rezulton vërtet e vështirë. Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në shtatë takime të luajtura gjatë vitit 2018.

Klima nuk është më e mira, por për lojtarët rezultatet e fundit mund të shërbejnë për të shtrënguar fort dhëmbët dhe provuar deri në fund këtë herë.

Europiani është aty, për t’u tentuar edhe nëse nuk hyhet nga dera e Nations League, por bazat për të ardhmen hidhen që tani. Në “Hampden Park” humbisnim 2-0, me pengjet e një goli jashtë loje dhe sidomos për shanset e shpërdoruara para portës. Këtë herë nuk do të jenë Migjen Basha dhe Elseid Hysaj, krijuesi i lojës dhe një lider i mbrojtjes dhe i gjithë skuadrës. Duhet të mos pësojmë dhe, mbi të gjitha, të gjejmë rrjetën kundërshtare, në mision i parealizuar në tri ndeshjet e fundit. Na duhet forcë, shpirt grupi inteligjencë dhe besim. Skocia nuk është një kundërshtar i pakalueshëm. Në “Loro Boriçi” luhet për të tashmen dhe të ardhmen.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...