Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Ora 20:45, “Tulipanët” duan “kokën” e “Gjelave”, Uellsi pret Danimarkën

Dalëngadalë, ndeshjeve të fazës së grupeve në UEFA Nations League po u vjen fundi. Dhe gjithashtu, shumë shpejt pritet të vendoset se cilat do të jenë skuadrat që do të kalojnë më tej, e rrjedhimisht, të ngjiten një divizion më lart.
Kryendeshja e mbrëmjes që do të transmetohet në Supersport, në orën 20:45, është pa dyshim Holandë-Francë, që do të zhvillohet në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit e që mund të vendosë përfundimisht kreun e Grupit 1 të Divizionit A. Kampionëve të Botës do të mjaftonte edhe barazimi për të siguruar një vend në fazën “play off” të Nations League, falë shkëputjes prej 4 pikësh që kanë me “Tulipanët”. Në rast suksesi të holandezëve atëherë për kreun e grupit do të vendoste takimi i fundit Gjermani-Holandë. “Panzerat” do të kenë mundësi për të shmangur vendin e fundit vetëm nëse Franca e mposht Holandën dhe në sfidën përmbyllëse arrijnë t’iu imponohen me fitore “tulipanëve”.

Po në orën 20:45 Uellsi do të presë Danimarkën në sfidën kyçe për kreun e Grupit 4 në Ligën B. Në rast suksesi, britanikët do të ishin shumë pranë kalimit për në fazën me eliminim direkt. Gjithsesi, danezët nuk janë asnjëherë një “kockë e lehtë”, pasi edhe në ndeshjen e parë mes tyre të zhvilluar në Kopenhagen kanë triumfuar me rezultatin 2-0 me dygolëshin e Christian Eriksen.

Mbetet për t’u parë nëse Uellsi, i udhëhequr nga Gareth Bale me shokë, do të arrijë të mposhtë skandinavët në “Millenium Stadium” të Cardiff.
Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo midis Liechtensteinit dhe Maqedonisë, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës D. Ballkanasit janë dukshëm favoritë, ku në rast fitoreje, do të hipotekonin kualifikimin, dhe do të ishin më të qetë për ndeshjen e fundit kundër Gjibraltarit. Ndërkohë, kundërshtari modest i maqedonasve do të luajë mundësinë e fundit për të kaluar fazën e grupeve, duke marrë parasysh se vendi i dytë, ku renditet Armenia, gjendet vetëm tre pikë larg. Edhe ky takim do të luhet në orën 20:45, në “Rheinpark Stadium” të Vaduzit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...