Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ora 21:00, Interit s’i falet dështimi ndaj Chievos, Bologna-Parma sfidë mbijetese

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (3 barazime), Interi ka rrëshqitur në vendin e katërt të Serisë A dhe në njëfarë mënyrë e ka vënë në rrezik pjesëmarrjen në Champions. Gjithsesi, zikaltrit kanë gjithçka në dorën e tyre, pasi do të përballen sonte me Chievon, në orën 21:00, në sfidën që do të ulë siparin e kavës së 36-të. Një fitore e mundshme do t’i ngjiste zikaltrit në vendin e tretë, me një pikë më shumë se Atalanta dhe në dy sfidat e fundit do t’u mjaftonin vetëm tri pikë, për të qenë matematikisht në zonën Champions.

Ndaj veronezëve, në “San Siro”, misioni duket i lehtë, pasi Chievo ka rënë matematikisht në Serinë B, por skuadra e Spallettit duhet ketë shumë kujdes dhe t’i referohet precedentit të Lazios, që humbi në “Olimpico” pikërisht ndaj këtij kundërshtari.

Spalletti nuk do të ketë në dispozicion Brozovicin dhe D’Ambrosion, të skualifikuar, De Vrij është i dëmtuar, por rikthehen në dispozicion të tij Matias Vecino, që gjithsesi prite ta nisë takimin nga stoli. Në sulm ka balotazh mes Icardit dhe Lautaro Martinezit.

Më herët, në orën 19:00 do të luhet Bologna-Parma, një duel  zjarrtë për të shmangur rënien në Serinë B. Bologna ka 37 pikë, 2 më shumë se Empoli që ndodhet në zonën e ftohtë, ndërsa Parma 38. Nëse fitojmë miqtë, sigurojnë matematiksht mbijetesën.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...