La Liga

Ora 21:00, Barça pa Messin në “San Mames”, sytë nga Griezmann-de Jong

Sot nis një nga ligat me spektakolare në botë, Primera Division, dhe nderin për të ngritur siparin e ka kampionia në fuqi, Barcelona, që në orën 21:00 do të përballet me Atheltic Bilbaon në “San Mames”.

Do ta bëjë pa Lionel Messin, që për shkak të një dëmtimi në pulpë nuk mund të ishte nën urdhrat e Ernest Valverdes për premierën e kampionatit.

Për të tretin sezon radhazi me Ernesto Valverden në stol, “blaugranat” synojnë mbrojtjen e titullit, duke e nisur me këmbën e parë sezonin.

Barcelona nuk ka dështuar asnjëherë në dekadën e fundit në ndeshjen e parë të kampionatit (ka fituar gjithmonë), dhe për të gjetur ngërçin e parë në start duhet të kthehemi në vitin 2008, kur nën drejtimin e Guardiolës katalanët u mundën minimalisht në fushën e Numancias.

Ndonëse do të mungojë Lionel Messi, interesi është i madh për të ndjekur debutimin në La Liga të me fanellën e Barcelonës të Antoine Griezmann dhe Frankie de Jong.

Sulmuesi francez ka luajtur më shumë në miqësoret parasezonale, ku ka treguar se kuptohet shumë mirë me Dembele dhe Luis Suarez, me të cilët pritet të formojë “tredhëmbëshin” e sulmit në këtë sfidë. Ndërsa mesfushori holandez ka konfirmuar në do të jetë ai lideri i repartit të ndërmjetëm. De Jong mund të debutojë në mesfushë në rolin e Busquets (ose në vend të Sergi Robertos) e ky do të ishte lajmi më i rëndësishëm në formacionin titullar.

Barcelonën e pret një Athletic Bilbao me mungesa të rëndësishme, por e gatshme për të ruajtur ecurinë pozitive në “San Mames”, ku nuk humbet një ndeshje që kur drejtimin e ekipit e mori Gaizka Garitano, sezonin e kaluar.

Janë luajtur plot 12 ndeshje në shtëpi nën drejtimin e Garitanios dhe bilanci është 8 fitore e 4 barazime.

Praktikisht, trajneri i baskëve do t’i besojë formacionit titullar me të cilin zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë të sezonit të kaluar, ndonëse në mbrojtje nuk do të jetë Iñigo Martínez.

Për trajnerin e Barçës, Ernesto Valverde, është gjithmonë e veçantë të kthehet në “San Mames”, kur për 90 minuta do të ndiejë një përzierje emocionesh. Ai dëshiron të fitojë titullin e tretë radhazi kampion, që do të ishte e nënta për Barcelonën në 12 vitet e fundit.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency