Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Ora 21:00, finalja Barcelona-Valencia, Kupa shpëton Valverden

Futbolli spanjoll është gati për aktin e fundit të sezonit 2018-2019. Në orën 21:00, në stadiumin “Benito Villamarín” të Sevillas, Barcelona dhe Valencia do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit, një trofe i dominuar përgjatë historisë nga klubi katalan, që në 10 vitet e fundit. “Bulgranat” kanë qenë të pakonkurrueshëm në 4 edicionet e fundit e po kërkojnë të radhës (do të ishte rekord për futbollin spanjoll), për të përmbyllur një sezon që do të kishte qenë perfekt nëse do të triumfonin edhe në Champions.

Barcelona vjen në këtë finale ende me plagë të hapura (psikologjike) nga humbja 4-0 në “Anfield” ndaj Liverpoolit, që ndërpreu ëndrrën për Championsin e 6-të në histori. Triumfi në Kupë do të ishte mënyra më e mirë për të shuar, ndoshta përfundimisht, zërat për një largim të trajnerit Valverde.

Valencia, nga ana tjetër, vjen me një moral tepër të lartë, falë edhe suksesit në javën e fundit në fushën e Valladolidit, që e katapultoi përfundimisht në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në Champions sezonin e ardhshëm. Valencia nuk ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës në 8 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, megjithatë do të kërkojë të bëjë maksimumin për t’i befasuar katalanët në “Benito Villamarin”.

Formacionet e mundshme:   

Barcelona (4-3-3): Cillessen; Semedo, Lenglet, Piqué, Jordi Alba;  Sergi Roberto, Rakitic, Busquets, Vidal; Malcom, Messi, Coutinho.

Trajner: Ernesto Valverde.

 

Valencia (4-4-2): Domenech; Piccini, Garay, Gabriel Paulista, Gaya; Soler, Parejo, Kondogbia, Guedes; Rodrigo Moreno, Gameiro.

Trajner: Marcelino.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...