Premier League

Ora 21:00, Liverpool-Norwich, nis magjia e kampionatit me spektakolar në planet

Starton në mbrëmje, në “Anfield”, me takimin Liverpool – Norwich City, kampionati më spektakolar në planet, Premier League-a Angleze, kompeticioni me më shumë rivalitet, por gjithashtu edhe kampionati më i pasur në rruzull, duke patur parasysh që 9 nga 20 klubet më të kamura në glob i përkasin pikërisht kësaj lige. Bëhet fjalë për edicionin e 28-të të Premiershipit, që nga themelimi dhe ndryshimi rrënjësor që pësoi kampionati anglez në vitin e largët 1992.

Gjashtë janë klubet që kanë qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Premier League-s: 3 skuadrat e Londrës Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami, dy ekipet nga Merseyside, që përfaqësojnë të njëjtin qytet, Liverpooli dhe Evertoni, si dhe rekordmenët e futbollit anglez të Manchester United, që nuk e fitojnë titullin që nga sezoni 2012-13. 4 klube të ndryshme ia kanë dalë mbanë për të fituar në 7 edicionet e fundit, ku natyrisht spikat triumfi i paarritshëm i “Dhelprave” të Leicester City-t, sidoqoftë, pavarësisht rivalitetit të ashpër të kampionatit të kaluar, Manchester City mbetet përsëri ekipi favorit për të fituar trofeun.

Ashtu siç pritej 1.5 miliardë stërlinat e shpenzuara në 11 vjet nga Grupi Abu Dhabi ndryshuan hierarkinë e futbollit të këtij vendi dhe për rrjedhojë rezultatet nuk vonuan, teksa Pep Guardiola grumbulloi plot 198 pikë me “Citizens” në dy edicionet e fundit, në drejtimin e skuadrës absolutisht më të shtrenjtë në gjithë historinë e këtij sporti.

“Sky Blues” jo vetëm që mbrojtën me sukses titullin e një viti më parë, por u bënë gjithashtu edhe klubi i parë anglez që ia doli mbanë për t’i fituar që të tre trofetë brenda një sezoni të vetëm, megjithëse për hir të së vërtetës shorti e favorizoi ndjeshëm këtë ekip, teksa e përballi me kundërshtarë modestë si Rotherham, Burnley, Newport County, Swansea, Brighton dhe Watford në FA Cup, ndërsa në Kupën e Ligës me skuadra si Oxford United, Fulham dhe Burton Albion, ndërkaq dy skuadrat e vetme vërtet të fortë si Leicester City dhe Chelsea ekipi i Guardiolës i kaloi vetëm pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e 11-metrave.

Sezonin e kaluar diferenca në kampionat u bë nga centimetrat, madje edhe në sfidën e famshme, në përballjen e drejtpërdrejtë të 3 janarit John Stones hoqi topin, kur sfera kishte kontakt me vijën e portës për vetëm 11.2 milimetra.

Simboli i titullit në mënyrë të pashmangshme do të mbetet padyshim goli i realizuar nga kapiteni Vincent Kompany, 20′ para fundit brenda në “Etihad” ndaj Leicester City-t, që siç dihet drejtohet nga ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Pas eksperimentimit në dy kupat e ndryshme, këtë sezon, për herë të parë në kampionatin anglez, do të përfshihet gjithashtu edhe Sistemi VAR, që do t’i monitorojë që të 380 takimet e këtij edicioni. Në sezonin e kaluar City-t i mjaftoi 1 pikë për të siguruar titullin, sidoqoftë rivaliteti për titull pritet të përqendrohet sërish te dyshja Pep Guardiola – Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman arriti më në fund të thyejë tabunë e 7 finaleve të humbura radhazi në karrierë, duke fituar më në fund Championsin me klubin më të lavdishëm britanik. Me shumë gjasa City dhe Liverpooli nuk do të kenë luksin për të grumbulluar aq shumë pikë, apo qoftë edhe të shkëputen në të njëtën mënyrë nga pjesa tjetër, siç ndodhi edicionin e kaluar, kur Chelsea e mbylli kampionatin me plot 25 pikë më pak se “The Reds”.

Sfida e parë ndërmjet tyre do të luhet më 9 nëntor, në Anfield”, ndërsa takimi i kthimit do të mbahet në “Etihad” më datë 4 prill. Dy klubet më të mira në Ishull nuk është se kanë ndryshuar ndonjë gjë të rëndësishme në kontigjentin e lojtarëve, gjithsesi diferencat me pjesën tjetër bëjnë që rivaliteti për çështjen e titullit të përqëndrohet sërish mes tyre, madje klubi nga Merseyside mund edhe të përfitojë, duke patur parasysh presionin e jashtëzakonshëm që ka Guardiola për të fituar Champions League-n, pasi vitet po kalojnë e natyrisht edhe alibitë për trajnerin katalanas po shterojnë.

Liverpooli shpërdoroi vërtet shumë në “Wembley” dhe trofeu i parë sezonal ai i Community Shield u fitua sërish nga City i Guardiolës, gjithsesi ekipi nga Merseyside ka në dispozicion edhe 6 trofe të tjerë në harkun e 300 ditëve të ardhshme.

Tottenham Hotspur vazhdon të jetë një ekip i konsoliduar dhe favorit për Zonën Champions, ndërsa për vendin e katërt pritet një rivalitet tepër i ashpër. Arsenali, Chelsea dhe United do të bëjnë çmos për të mbyllur sezonin e ardhshëm në katërshen e parë, sidoqoftë më të favorizuar në fund ndoshta mund të jenë “Topçinjtë”, për shkak të mungesës së eksperiencës së trajnerëve të tillë si Lampard dhe Solksjaer. Everton, Wolverhampton, Leicester, West Ham dhe Watford janë gati për të përfituar, për të shpërthyer portën e “big six”-it, ndërsa lufta për mbijetesë për të siguruar qëndrimin në Premiership pritet të jetë akoma më e ashpër, duke patur parasysh që nga Championshipi u ngjitën klube si Norwich City, Sheffield United dhe Aston Villa.

Pritshmëritë janë tepër të larta, sidomos pas një sezoni ku klubet angleze dominuan në mënyrë të paprecedentë Kontinentin e Vjetër, sepse asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që finalet e Champions-it dhe Europa League-s të përbëheshin nga skuadrat e një vendi të vetëm.

Drejtuesit e Premier League-s falë edhe miliardave të përfituara nga e drejta televizive ia kanë arritur qëllimit, për ta shndërruar kampionatin anglez në lokomotivën e futbollit botëror dhe shembullin për t’u ndjekur, sidoqoftë në Shqipëri që të gjithë do të kenë privilegjin për ta ndjekur Premier League-n nëpërmjet kanaleve Supersport të Platformës DIGITALB, ku gjithë të apasionuarit do të kenë mundësinë për të ndjekur katër ndeshje në javë, emisione të dedikuar si dhe highlights-et e zakonshme të çdo takimi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency