Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ora 21:00, Swansea – Liverpool, “The Reds” duan fitoren e 6-të radhazi

Java e 24-t e Premier League-s angleze mbyllet këtë të hënë me sfidën Swansea – Liverpool, që do të zhvillohet në orën 21:00 e që do të transmetohet në SuperSport 3. Përballen skuadra e fundit ta tabelës me formacionin e Jurgen Klopp, që ka arritur rezultate impresionuese në javët e fundit, ku spikat pa dyshim fitorja 4-3 ndaj Manchester City-t në “Anfield”. Liverpooli nuk humbet prej 19 ndeshjes, por ky nuk është qëllim në vetvete, sepse në “Liberty Stadium” duhet me çdo kusht fitorja, pasi të gjitha skuadrat e mëdha kanë arritur të marrin maksimumin në këtë javë.

“The Reds” i kanë fituar të pesta ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndërsa është ende i freskët suksesi 5-0 ndaj skuadrës uellsiane në “Anfield” në dhjetor.

Mohamed Salah, Ragnar Klavan dhe Dejan Lovren kanë problemeve fizike, që do të thotë se janë në dyshim për këtë transfertë të Liverpoolit. Pritet të debutojë në Premier League Virgil van Dijk, pas riaftësimit nga një problem muskular. Edhe Jordan Henderson dhe Alberto Moreno nuk janë të disponueshëm 100% për këtë ndeshje, ndërsa mungesa të sigurta janë Bogdan dhe Clyne.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...