Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 19:00, Shqipëri-Maltë, kuqezinjtë përgatiten për një cikël të ri

Shqipëria U-21 i mbylli eliminatoret e Europianit në vendin e 5-të në Grupin 2 në kuotën e 7 pikëve. Tashmë përfaqësueses Shpresa të drejtuar nga Alban bushi nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë përpara dhe të punojë për sfidat e së ardhmes. Kështu kuqezinjtë kanë programuar 2 ndeshje miqësore kundër Maltës. E para do të luhet këtë të premte, në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 19:00, ndërsa sfida tjetër në “Loro Boriçi”, më datë 19:00 nëntor, në të njëjtin orar.

Vlen për t’u theksuar fakti që për këto dy ndeshje hyrja në stadium do të jetë falas. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Alban Bushi nuk është se ka patur ndryshime të mëdha, por sigurisht që nuk kanë munguar edhe afrimet, me vetë numrin një të stolit që në konferencën për shtyp të para pak ditëve deklaroi se në radhët e ekipit ka afruar futbollistë të cilët kërkon t’i provojë.

Ndeshjet kundër Maltës do t’i shërbejnë trajnerit për të parë më nga afër situatën, ku mund të jetë e nevojshme të ndërhyhet për të përmirësuar diçka në lojën e skuadrës. Këto teste miqësore shërbejnë edhe në kuadër të eliminatoreve të ardhshme. Sa i përket kundërshtarit, kjo do të jetë përballja e dytë me të. E para ka qenë ajo e gushtit të vitit 2009, e fituar në shifrat 2-1 nga ana e maltezëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...