Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Oraret e sfidave të Serisë A, vetëm 10 ndeshje në 17:15, të tjerat në mbrëmje

Vetëm 10 nga 124 sfidat e mbetura të këtij sezoni në Serinë A do të luhen në orën 17:15 (të gjitha në fundjavë, në fund të qershorit dhe në korrik) dhe asnjë nga këto nuk do të jetë në Napoli dhe Leçe. Në pritje të zbardhjes së kalendarit për rinisjen e kampionatit, sipas Ansa-s, më shumë se gjysma e ndeshjeve do të caktohen në orën 21.30 dhe rreth pesëdhjetë prej tyre do të luhen në orën 19.15 pasdite. Përveç kësaj, asnjë ekip nuk do të luajë më shumë se dy ndeshje radhazi gjatë ditës.

Juventus-Lazio, ndeshja e madhe e raundit të 34-t të Serisë A, ka shumë të ngjarë të luhet se takimi i fundit i javës, të hënën e 20 korrikut.

Nuk do të ketë ndeshje gjatë ditës në fundjavën e parë të garave, në 20 dhe 21 qershor, pasi do të rikuperohen katër ndeshje të raundit të 25-të, e madje as në fundjavën e fundit të Serisë A, kur sfidat do të shpërndahen në mbrëmje midis të shtunës (1 gusht) dhe të dielës (2 gusht).

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...