Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Orë “të nxehta” në Gjenovë, ish mesfushori i Interit pranë stolit kuqeblu

Duhej të ishte shkarkuar që më 5 tetor pas humbjes me Milanin, por presidenti i Genoas, Preziosi vendosi t’i japë edhe një shans trajnerit Aurelio Andreazzoli, të cilin ky i fundit nuk e shfrytëzoi aspak mirë, pasi kuqeblutë u “rrahën” keqazi 5-1 në transfertën ndaj Parmës.

Mediat italiane raportojnë se Preziosi e ka ndarë mendjen për shkarkimit e trajnerit 65-vjeçar dhe gjithçka tani është çështje orësh, ndërsa duket se numri një i klubit gjenovez ka gjetur edhe pasuesin e Andreazzolit.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin italo-brazilian Thiago Motta, i cili në Itali ka luajtur pikërisht me Genoan para se të transferohej te Interi ku fitoi gjithçka, ndërsa si trajner ka drejtuar vetëm të rinjtë e PSG-së sezonin e kaluar.

Presidenti i Genoas dhe ish mesfushori janë takuar rreth 10 ditë më parë, pasi Motta ndodhet në Itali për të marrë licencën si trajner në Coverciano, dhe duket se zyrtarizimi i tij në stolin e kuqebluve është vetëm çështje orësh.

Me Mottën në stol pritet të ndryshojë edhe rreshtimi i Genoas, pasi Andreazzoli ka luajtur me 3-5-2 gjatë kësaj kohe, ndërsa italo-braziliani preferon rreshtimin 4-3-3, ndërsa në formacion pritet të gjejë një vend edhe maqedonasi Goran Pandev.

Si pritet të rreshtohet Genoa me Mottën trajner:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...