Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Orelesi: Projekt ambicioz, Vllaznia do të ringrihet

Nurudeen Orelesi prezantohet te Vllaznia. Nigeriani është përforcimi i parë i huaj për shkodranët në këtë merkato dhe blerja e tretë në total pas Hasanit dhe Gilman Likës. Edhe pse një mesfushor, 28-vjeçari është transferuar në Loro Boriçi për të luajtur në qendër të mbrojtjes dhe nuk u mendua dy herë për ta pranuar ofertën.

“E njoh Vllaznia, sepse kam luajtur për një kohë të gjatë kundër kësaj skuadre. Kur më ofruan të vija nuk e mendova gjatë. Në skuadrat e mëparshme kam luajtur si mesfushor difensiv apo si mbrojtës qendre. Këtu erdha për të luajtur në mbrojtje dhe kjo nuk përbën një problem për mua.”

Orelesi foli edhe për impaktin e parë me ambientin kuqeblu, me skuadrën që e ka mirëpritur, por edhe për tifozët në Loro Boriçi.

“Ndihem mirë për këtë transferim, sepse kam shumë shokë këtu në Shkodër. Të gjtihë shokët e skuadrës u treguan miqësorë me mua dhe më pranuan. Ndihem mirë që stërvitem me këtë grup, edhe pse sapo jam bashkuar. Me tifozët ende nuk kam patur mundësi të flas me ata. Megjithatë, besoj se do të mbështesin, ndërsa unë do të bëj më të mirën për ata dhe për skuadrën.”

Me një të kaluar te Dinamo dhe Skënderbeu, Orelesi ka eksperiencën e duhur për të mos bërë premtime, edhe pse beson se Vllaznia e sezonit të ri do të jetë më e mirë se ajo e viteve të mëparshme.

“Më treguan për kualitetet që dëshirojnë të afrojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe shpresoj që ky të jetë një vit më i mirë se ata të mëparshmit. Megjithatë nuk mund të premtoj asgjë. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por natyrisht që kam dëshirë që ta ndihmojë ekipin të bëjë paraqitje sa më të mira. Nuk erdha te Vllaznia që skuadra të pësojë rënie në lojë dhe në paraqitje, por që të ketë rritje. Gjithsesi llogaritë do ti bëjmë në fund të sezonit, sepse kemi edhe një muaj kohë për tu përgatitur për startin.”

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...