Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Orët e fundit, Milinkovic-Savic ndez merkaton në Itali

Sergej Milinkovic-Savic mbetet emri “big” që po ndez merkaton e Serisë A. Gjatë të enjtes, Milani dhe Juventusi u kryqëzuan në tentativën për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb, që vlerësohet 120 milionë euro nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Milani ka ka ofruar 30 milionë euro, plus Bonaventurën dhe Borinin, ndërsa 50 milionë të tjera do t’i paguante përgjatë dy sezoneve të ardhshme.

Kjo ofertë nuk e ka kënaqur Lotiton, që 120 milionë ka përfshirë lojtarë të tjerë (40 milionë në dorë dhe 80 me këste do të ishte ideale).

Në të njëjtën kohë ka patur kontakte edhe mes Juventusit dhe Lazios për të njëjtin objektiv. Fabio Paratici thuhet se ka biseduar me homologut të tij të Lazios, Igli Tare. Bardhezinjtë po e mbajnë nën kontroll situatën, falë edhe menaxherit Jorge Mendez, që është menaxher i Milinkovic-Savic por edhe mik i Lotitos. Vështirë se në orët e ardhshme do të arrihet një marrëveshje përfundimtare për xhevahirin serb, për të cilin do të flitet gjatë në sesionet e ardhshme të merkatos nëse nuk do të largohet nga Lazio.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...