Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Orët e fundit të Sarrit në Londër? Abramovich pritet t’i komunikojë shkarkimin

Aventura e Maurizio Sarrit te Chelsea duket se është në orët e fundit, pasi humbja e bluve ndaj Evertonit dhe vetë deklaratat e teknikut pas ndeshjes, kanë bindur Abramovichin të ndërhyjë për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian.

“Dukej sikur nuk donim të luanim. U dorëzuam pa filluar mirë loja dhe nuk treguam as gjysmën e grintës së kundërshtarëve në fushë”, tha trajneri italian në përfundim të sfidës, duke lënë të kuptohet se skuadra nuk i bindet.

Pikërisht për këtë arsye, Abramovich po mendon të mos presë fundin e sezonit për të shkarkuar Sarrin, por të ndërhyjë menjëherë, duke shfrytëzuar pushimin për kombëtaret, dhe të sjellë një tjetër trajner në krye të skuadrës.

Të paktën kjo është ajo që pretendojnë mediat angleze, sipas të cilave Sarri mund ta mbyllë bashkëpunimin e tij me Chelsean brenda mesjavës, pasi edhe vetë tekniku nuk kamë optimizëm se mund të ndryshojë diçka, për më tepër që merkatoja e londinezëve është e bllokuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...