Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte me organikë të cunguar, Marotta e Ausilio nisin sulmin në merkato

Inter u ndal dje në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces, i dyti radhazi për zikaltrit, pas atij me Atalantën një javë më parë në “San Siro”, ndërsa tani Juventusi kryesues e ka çuar në 4 pikë diferencën.

Vetë trajneri Antonio Conte pranoi se jo të gjithë futbollistët ishin në maksimumin e tyre dje, ndërsa u vunë re edhe limitet e organikës në dispozicion të tij, pasi nuk kishte asnjë mesfushor për t’i dhënë freski ekipit, ndërsa në sulm ishin Sanchez jo në formën më të mirë dhe Espozito pa eksperiencën e duhur.
Pikërisht për këtë arsye, Marotta dhe Ausilio kanë nisur menjëherë nga puna dhe do të synojnë që brenda javës të mbyllin operacionet e nisura të merkatos, për të kompletuar organikën dhe për të shmangur hapa të tjerë fals, që mund t’u kushtojnë shumë.

Kështu sipas mediave në Turqi, Victor Moses u ka kërkuar largimin drejtuesve të Fenerbahces, të cilët nga ana e tyre kanë dhënë miratimin, por kanë kërkuar kohë deri në gjetjen e një tjetër futbollisti për krahun.

Nëse Moses lirohet nga turqit, atëherë do të udhëtojë drejt Milanos bashkë me francezin Olivier Giroud, ndërsa Interi do të paguajë 5 milionë euro në arkat e londinezëve, për blerjen e kartonit të kampionit të botës dhe huazimin me të drejtë blerjeje të anësorit nigerian.

Ndërkohë sot pritet të rikthehet në Londër menaxheri i Eriksen, Martin Schoots dhe paralelisht me të, Interi do të dërgojë edhe ofertën zyrtare prej 18 milionë eurosh për kartonin e fantazistit danez, ndërsa gjasat janë të mëdha që gjithçka të mbyllet me sukses.

Këta të tre pritet të shtojnë cilësinë dhe alternativat në formacionin e Antonio Contes, që gjithashtu pret edhe rikuperimin e D’Ambrosios e Gagliardinit, për të tentuar rikuperimin e diferencës prej 4 pikësh nga Juventusi dhe titullin kampion në fund.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...