Tirana arriti që të merrte titullin kampion edicionin e shkuar dhe meritë të padiskutueshme ka edhe trajneri Orges Shehi. Tekniku durrsak është votuar si trajneri më i mirë i vitit duke mundur në këtë garë Shpëtim Duron dhe Mirel Josën.

Orges Shehi – Trajner i i Vitit
Shehi ishte ai i cili ndërtoi ekipin që në fund ia doli të fitonte titullin disa javë para mbylljes së sezonit, ndërkohë që mori dhe Superkupën në fundin e vitit të shkuar.
Lexo edhe
- “Na ka munguar SuperSporti”, Halili: 2-3 futbollistë nuk dhanë maksimumin në Europë!
- Megi Doçi dominuese absolute, fiton “Këpucën e Artë” për femra me “lumë” golash
- Arbitri i vitit 2022, nderohet 32-vjeçari nga kryeqyteti
- Topi i Artë, Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë
Tirana e ka nisur mirë edhe sezonin e ri, teksa pas dy fazave të para ndodhet në vendin e parë me katër pikë më shumë se Partizani ndjekës, duke konfirmuar se mbetet ajo skuadra për t’u mposhtur dhe kandidatja kryesore për titullin kampion.
“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye: e para që isha midis dy trajnerëve të mi. Jemi kolegë, por i thërras akoma mister. Do doja ta ndaja me stafin tim teknik këtë çmim, edhe pse është individual”, u shpreh trajneri kampion.
