Pas lamtumirës me Liverpool, Divock Origi ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Milan teksa sulmuesi belg foli në konferencën e parë për shtyp si futbollist i kuqezinjve. 27-vjeëari theksoi se e kuptoi ëfarë klubi ishte Milan në momentin që kuqezinjtë shënuan gol në ndeshjen ndaj Liverpool, ndërsa shtoi se mezi pret të sfidojë bashkëkombasin e tij, Romelu Lukaku.
Drejtuesit Maldini dhe Massara-“Maldini është një person me famë botërore, e dimë ëfarë futbollisti ka qenë. Për mua është një shembull, ai dhe Massara si drejtues kanë bërë një rrugëtim të madh. Kanë ndërtuar diëka të jashtëzakonshme dhe kanë qenë vendimtar në transferimin tim tek Milan. Për mua është një nder të jem pjesë e këtij klubi. Milan më ka dhënë ndjesi pozitive prej ditës kur u ndeshëm si kundërshtarë me Liverpool, kuptova historinë, kulturën dhe entuziazmin që i përfshinte të gjithë. Kur Milan shënoi gol ndjeva një lidhje të fortë mes lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve. Është diëka që më shtyu të zgjidhja Milan”.
Unë si Giroud që shënon gola vendimtarë? “Kam ndjekur rrugëtimin e Milan dhe e di për golat që shënon Giroud. Ne sulmuesit duhet të jemi gjithnjë gati për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të dhënë goditjen, megjithatë është një proces që përmirësohet me kohën. Patjetër që është e rëndësishme të shënosh gola me peshë, por unë dua të zhvillohem, të rritem dhe të kem vazhdimësi”.
Derbi me Lukakun- “Dua të jem gjithnjë gati, i dua shumë sfidat. Mezi po e pres përballjen me Inter dhe Lukakun. Ai është një lojtar i madh, një bonus për Serie A dhe do të jetë bukur të luaj kundër tij”.
Pioli- “Kam folur me trajnerin dhe jemi shumë entuziast për të nisur nga puna, kemi shumë ambicie. Pioli ka bërë një punë të madhe me grupin, duke shtuar pasionin ndërsa ka arritur të marrë më të mirën nga të gjithë. Premtimi më real që mund t’iu bëj është se do të jap më të mirën duke shpresuar se mund të shkruajmë kapituj të bukur së bashku”.
