Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Osaka në histori, triumfon në Australian Open dhe ngjitet në majën e botës!

Pas triumfit në US Open verën e kaluar, Naomi Osaka e nis në mënyrën më të mirë edhe vitin 2019. Tenistja japoneze mposhti 2-1 me sete në një sfidë shumë të luftuar çeken Petra Kvitova duke fituar për herë të parë në karrierë edhe grand slamin e parë të vitit Australian Open. Sukses ky që do ta ngjisë Osakën në vendin e parë të renditjes botërore WTA këtë të hënë me Naomin që do të vendosë një rekord historik pasi do të bëhet tenistja e parë aziatike që ngjitet në krye të klasifikimit botëror.Për tu kthyer te ndeshja, seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin është tenistja çeke që merr kontrollin dhe arrin të fitojë në shifrat 7-5. Gjithsesi në të tretin është sërish Osaka që do triumfojë në shifrat 6-4 dhe bëhet numri 1 në botë.Në gjysmëfinale, Kvitova eliminoi lehtësisht amerikanen Danielle Collins, ndërsa Osaka mundi Karolina Pliskovan, kjo e fundit në çerekfinale eliminoi Serena Willimas-in.

Kujtojmë që nesër në 9:30 do të zhvillohet finalja për meshkuj mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal një sfidë që premton spektakël dhe drithërima.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...