Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Oscar i jep fund aventurës në Kinë, 100 milionë paund në xhep dhe gati për aventurën e re

Ish-mesfushori i famshëm i Chelseat, Oscar ka vendosur të mbyllë aventurën në Kinë ku aktivizohej me skuadrën e Shanghai Port FC. Braziliani ishte zhvendosur në Kontinentin Aziatik në vitin 2017 teksa në atë kohë injoroi oferta nga klubet më në zë të Europës duke zgjedhur paratë.

Dhe, në fakt, në këto pesë vite që ka jetuar dhe luajtur në Kinë, Oscar ka arkëtuar më shumë se 100 milionë paund duke përmbushur qëllimin e transferimit. Edhe pse duhet theksuar se Oscar ka ruajtur një nivel të kënaqshëm në Kinë me fanellën e Shanghai teksa në 116 ndeshje, ia ka dalë të shënojë 35 gola dhe të regjistrojë plot 74 asiste.

Ndërkohë, pas mbylljes së aventurës në Kinë, Oscar pritet të rikthehet në Brazil dhe sipas Fabrizio Romano, Flamengo është në Pole Position për të firmosur me 30-vjeçarin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...