Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Osimhen e mbyll në janar! De Laurentiis humbet 200 milionë për një “shaka” të klubit!

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë dite në klubin jugor.

Fillimisht agjenti i lojtarit reagoi ashpër në lidhje me videot që Napoli kishte publikuar në “Tik Tok” duke ironizuar Osimhen, teksa kërcënoi me hedhjen e klubit në gjyq, pastaj klubi ka hequr nga Instagram fotot me fanellën e kaltër të bomberit nigerian, ndërsa miku i Osimhen, gazetari Oma Akatuba ka deklaruar “Është e pabesueshme që një profil zyrtar i klubit të të tallë për një penallti të gabuar, cilat do të jenë konseguencat tani?

Napoli do të humbasë Osimhen, nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe do të dojë të largohet sa më parë që të jetë e mundur. E them këtë si gazetar, nuk po flas në emër të tij, por po them diçka që tani duket e paevitueshme. Nuk bëhet fjalë për racizëm dhe nuk besoj te diçka e tillë, por është një turp diçka e papranueshme dhe një mungesë e madhe respekti që klubi të të vërë në lojë në profilet e tij në rrjetet sociale. Po flasim për sulmuesin më të mirë në Itali, kandidat për Topin e Artë dhe lojtarin më të mirë të Serie A”.

Lexo edhe:

Është e qartë se raporti mes Napolit dhe qendërsulmueit, kryegolashënues i kampionatit të kaluar, është në minimumin historik dhe lamtumira e tij nuk është më thjesht një hipotezë. Mbetet për t’u parë nëse raporti do të normalizohet, edhe për faktin se sesioni i ardhshëm i merkatos është ende larg, por për momentin situata është e akullt.

Tanimë nuk mund të bëhet fjalë për tratativat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025, dhe egziston rreziku konkret që nëse nuk do të ketë paqe mes palëve, klubi do të jetë i detyruar ta shesë që në janar, për të evituar një luftë që do i dëmtonte të gjithë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....