Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Osimhen e Ospina gati për Leicesterin, në dyshim kapiteni Insigne

Leicester-Napoli është një nga sfidat më të rëndësishme të javës së parë të fazës së grupeve të Europa League, teksa Luciano Spalletti do të kërkojë debutimin me sukses edhe në arenën ndërkombëtare, pas tre fitoreve në po kaq ndeshje në kampionat.

Trajneri i “të kaltërve” mund të marrë frymë lirisht, sepse pas ndërhyrjes së UEFA-s, autoritetet angleze kanë dhënë miratimin për lejimin e udhëtimit të lojtarëve që në dy javët e fundit kanë qenë në vende të konsideruara si zonë e kuqe nga britanikët.

Kështu me grupin do të udhëtojnë lirisht sulmuesi Victor Osimhen dhe portieri David Ospina, dy pika mjaft të rëndësishme të formacionit napolitan, ndërsa në dyshim mbetet kapiteni Lorenzo Insigne, që pësoi një dëmtim në fundjavë dhe vetëm sot do të vendoset nëse do të grumbullohet apo jo për transfertën angleze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...