Për të tretë ndeshje radhazi, Napoli nuk arrin të marrë maksimumin e pikëve në Serinë A. Skuadra kampione e Italisë, pas humbjes në shtëpi me Lazion dhe barazimit në fushën e Genoas, ngec edhe në “Dal’Ara” të Bolognas në një barazim pa gola.
Peshoi shumë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes një penallti e humbur nga sulmuesi kryesor i skuadrës së Rudi Garcias, Osimhen, në minutën e 72-të.
Me këtë barazim Napoli humb më shumë terren me Interin kryesues, që kryeson me shtatë pikë më shumë.
Lexo edhe:
- “Jemi tifozë të Interit”, Shpendi debuton si titullar kundër skuadrës së zemrës
- VIDEO/ Klasikja e Holandës zgjat vetëm 56 minuta, tifozët e Ajaxit ndërpresin ndeshjen
- Qetësi “vrastare” para portës, Muçi gati të vendosë rekordin te Legia
- Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza, Liverpooli nuk i ndahet City-t
