Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Osimhen turfulloi pas zëvendësimit, Garcia: E rëndësishme është që nuk u duk i lumtur!

Napoli nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në transfertën e Bolognas, që u mbyll me rezultatin 0-0.

Megjithatë përveç rezultatit një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zëvendësimi i Osimhen nga Simeone në minutën e 86’.

Lexo edhe:

Ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi i Napolit, i cili u zemërua keq me trajnerin Rudi Garcia.

I pyetur pikërisht për këtë rast, kreu i stolit të Napolit e justifikoi atë veprim duke thënë se Osimhen ishte i zemëruar me performancën e tij.

“A janë reagime të tilla shqetësuese? Gjëja më e mirë është se kur largohet ai nuk është i lumtur. Mund të jesh i pakënaqur me performancën tënde”-deklaroi Garcia, i cili më tej shtoi se kushdo mund të humbasë penallti, duke qetësuar gjakrat.

“Edhe më të madhit në histori i ndodh të humbasë penallti. Ne luajmë çdo katër ditë dhe lojtarët e dinë se do të zëvendësohen, kemi edhe lojtarë të tjerë që janë në stol, por që do jenë pjesë e ndeshjeve”-tha ndër të tjera trajneri i Napolit.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...