Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Osimhen u tundua nga milionat arabë, sa mirë që qëndroi te Napoli”

Victor Osimhen mori një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite gjatë merkatos së verës. Al-Hilal ofroi rreth 200 mln euro për kartonin e “yllit” të Napolit, të cilin e priste një pagës sezonale 60 mln euro!

Gjithsesi, presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis refuzoi milionat nga Arabia, duke mos e kursyer as batutën. Teksa u shpreh:

200 mln euro për Osimhen? Ofertë qesharake! Aq kushton vetëm njëra këmbë e tij. Nëse ofrojnë 500 mln euro, do e marr në konsideratë shitjen e tij”.

Lexoni edhe:

Ndërkohë, Jose Peseiro, trajneri i kombëtares së Nigerisë, zbuloi në një prononcim për shtypin italian se sulmuesi afrikan ishte shumë afër pranimit të milionave nga Arabia.

Në fillim u tundua, Victor mendoi të largohej, por më pas vendosi të qëndrojë dhe të bëjë më të mirën te Napoli. Dhe jam i lumtur ta shoh atë ende duke konkurruar për objektiva të mëdha në Europë.

Është i lumtur te Napoli, është përmirësuar shumë në Itali. Sigurisht që dy sezone në Arabi janë sa dhjetë të tilla në Europë, por paratë nuk janë gjithçka”, theksoi tekniku i Nigerisë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...