Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Osmani beson: Mund të kapim grupet e Europa League

Elimininimi nga Salzburgu në turin e tretë kualifikues të Europa League nuk e ka zbehur aspak entuziasmin te Shkëndija. Skuadra tetovare mbetet në Europë teksa për të tretin sezon radhazi do të marrë pjesë në fazën play-off të Europa League me shpresën se këtë herë do të shkruajë historinë duke kapur grupet. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur në Shkup me rezultatin 0-1 në fund ndaj Salzburgut, trajneri Qatip Osmani theksoi se diferencën në këtë sfidë e bëri rezultati i ndeshjes së parë, ndërsa komentoi edhe kundërshtarin e radhës në play-offin e Europa League që me shumë gjasa do të jetë Rosenborgu.

“Mendoj se diferenca e lojës së parë e bëri të veten. Ne në momente luajtëm mirë dhe krijuam disa raste, megjithëse edhe Red Bull Salzburgu pati mundësitë e veta. Megjithatë duhet të jemi të kënaqur me lojën e treguar edhe përkundër eliminimit. Gjithsesi vazhdojmë në play off të UEFA Europa League ku me shumë gjasa do të përballemi me Rosenborgun. Bëhet fjalë për skuadër kualitative e cila kohëve të fundit nuk është në nivelin e dikurshëm dhe mendoj se në këtë moment ne mund të kërkojmë shanset tona për hyrje në fazën e grupeve”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...