Vështirë ta ndash nëse nëse Shkëndija ka patur ose jo fat në shortin e Play – Off-it të Europa Leagues. Nga njëra ana mundësitë e kufizuara për të rivalizuar një skuadër shumë më cilësore, dhe nga ana tjerër shansi për t’u përballur me një emër të madh të futbollit eurupian. Trajneri Qatip Osmani dhe mbrojtësi Ardjan Cuculi në reagimet e tyre për rezultatin e shortit shprehen të bindur për një paraqitje sa më dinjitozë të Shkëndijës, madje pa përjashtuar ndonjë surprizë të mundshme që futbolli kurrë nuk e përjashton.
Kuqezinjtë tetovare ashtu sikurse edhe një vit më parë treguan se jo rastësisht janë ngjitur në këtë nivel, duke siguruar fazën Play Off të Europa Leagues dhe merita kryesore sipas trajnerit Osmani është e futbollistëve.
Nga dëshira për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa Leagues, tek emocionet dhe entuziazmi i përballjes me skuadrën italiane me më shumë trofe ndërkonbëtare. Në këtë rast Cuculi s’mund të premtojë më shumë se dhënien e maksimumit në këtë përballje historike për Shkëndijën.
